Milan do të kthehet në shtëpi me një barazim 0-0 kundër Sassuolos. Një ndeshje monotone, pa shumë shanse të krijuara dhe me një penallti të humbur nga Zigjelbërit, tregojnë rezultatin e merituar për këtë ndeshjes
Milan nuk ka arritur që të marrë fitore kundër Sassuolos.
Skuadra e Stefano Piolit nuk ia doli që të krijojë shumë në këtë ndeshje, me përjashtim të disa rasteve më serioze që i pati në pjesën e parë.
Leao (8) i Milanit mori një top të mirë në zonë por edhe pse ishte ballë për ballë portierit goditja e tij ishte shumë e dobët dhe përfundoi shumë larg portës së portierit të Sassuolos.
Pas këtij rasti Alessandro Florenzi do të shkaktonte penallti pasi rrëzoi një lojtar të Sassuolos në zonë, penallti e cila u dha pas shikimit në VAR.
Por, Domenico Berardi i Sassuolos dështoi për ta konvertuar këtë penallti në gol. Mike Maignan bëri një super pritje për t’ia mohuar golin vendasve.
Milan e pati shansin më të mirë për të shënuar në minutën e 40 të ndeshjes me Olivier Giroud por goditja e tij e fuqishme përfundoi shumë pranë shtyllës së majtë të Sassuolos.
Ky ishte edhe rasti më i mirë në këtë ndeshje gjatë minutave të rregullt të lojës.
Topi qarkullonte në mesfushë dhe asnjëra dhe tjetra skuadër nuk arriti që të ndryshonte rezultatin në këtë ndeshjes.
Ky është barazimi i dytë i Milanit si mysafirë pas atij që pati kundër Atalantas. Kampionët e Italisë janë në vendin e parë për momentin me 8 pikë, kurse Sassuolo nga 4 ndeshje ka arritur pesë pikë.
Në xhiron e ardhshme Sassuolo do të luajë kundër Cremonenses si mysafirë, kurse Milan do të luajë kundër nënkampionit të Italisë, rivalit të qyteti Inter.