Erzeni nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato, pasi shijakasit kanë si qëllim kryesorë qëndrimin mes më të mirëve në superligë.
Në këto kushte që të arrihet objektivi i vendosur nga drejtuesit duhen përforcime që premtojnë. Erzeni ka njoftuar ditën e sotme afrimin e radhës. Ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës, Xhelil Asani ka firmosur me shijakasit , ndërsa do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit.
26-vjeçari do të përforcojë kështu repartin e mbrojtjes, ndërsa rikthehet kështu në Superiore, pasi në sezonin 2015-2016 ka qenë pjesë e Bylisit dhe ka qenë gjithashtu pjesë e Shkëndijës së Tetovës në Superligën e Maqedonisë së Veriut në 2017/2018.