Chelsea është duke tentuar t’i bëjë tri blerje të reja para se të përfundojë afati i verës, me sulmin e tyre që është prioritet, shkruan The Independent, transmeton GazetaExpress.
Thomas Tuchel është duke pasur një konsideratë të madhe për sulmin dhe ende është duke e kërkuar një numër nëntë. Derisa Pierre-Emerick Aubameyan mbetet një opsion nga Barcelona, Chelsea është duke shikuar edhe për mundësi të tjera.
Sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha paraqet një opsion që po ashtu luan në krah të sulmit, edhe pse Tuchel do të dëshironte që të kërkonte një sulmues që është për atë pozitë.
Zaha ka vetëm një vit në kontratën e tij me Crystal Palace dhe është duke shikuar për të luajtur në Ligën e Kampionëve që disa vite tashmë.
Menaxheri i Crystal, Patrick Vieira nuk duket se do ta sanksiononte një largim të tillë derisa klubi nuk gjen një alternativë të përshtatshme, edhe pse pak ka të tilla për ditët e këtij afati.
Pra Chelsea synon të transferojë dy sulmues dhe një mesfushorë deri në fund të këtij afati, edhe pse shumë pak kohë kanë mbetur për këtë.