Barcelona e regjistron Kounden, por e dërgon lojtarin tjetër në ligë të tretë

Barcelona më në fund e ka regjistruar Jules Kounden, por që kjo ka krijuar një problem masiv për një tjetër lojtar të skuadrës së tyre.

Sipas Relevo per Football-Espanda, mesfushori Pablo Torre është regjistruar në Barcelona Atletic, e njohur gjerësisht si Barcelona B për të siguruar regjistrimin e Koundes, transmeton Klankosova.tv.

23-vjeçari iu bashkua Barcelonës nga Sevilla muajin e kaluar, por që nuk ka luajtur në dy ndeshjet në La Liga për shkak se gjigantët katalanas janë mbi kufirin e pagave të ligës.

Gjatë fundjavës u konfirmua se Kounde tani është regjistruar zyrtarisht.

Regjistrimi i Torre në Barca B është përkohësisht, sipas medieve spanjolle.

Ai do të detyrohet të qëndrojë me skuadrën e Rafael Marquez, të cilët janë në divizionin e tretë, nëse nuk kthehet në ekipin e parë deri në afatin e mbylljes së transferimeve të enjten.

19-vjeçari u transferua te Barcelona nga Racing Santander në qershor dhe plani ishte që ai të lëvizte mes Barcelonës dhe Barcelonës B.