Real Madridi ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi në La Liga, nga po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka shënuar fitore në udhëtim te Espanyoli, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “RCDE Stadium” ka përfunduar me rezultatin 1:3.
Vinicius Junior (12′) dhe Karim Benzema (88′, 90+10′) shënuan golat e fitores për “Los Blancos”, teksa golin e vetëm për vendasit e shënoi Joselu (43′).
Real Madridi pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe është lider në tabelë, kurse Espanyoli është në pozitën e 16-të me vetëm 1 pikë.