Paris Saint-Germain dhe Monaco kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së katërt në Ligue 1.
Ky barazim për parisienët erdhi pas tri fitoreve radhazi.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 1:1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 20-të, me golin e shënuar nga Kevin Volland.
Ndërsa, vendasit barazuan me Neymarin në minutën e 70-të. Braziliani shënoi nga pika e bardhë.
Paris Saint-Germaini është lider në tabelë me dhjetë pikë, kurse Monaco me pesë pikë zë pozitën e 12-të.