Jurgen Klopp e ka bërë të qartë sot së Liverpool janë të gatshëm për të bërë transferime të reja deri në mbyllje të afatit të verës
Trajneri i Reds vazhdimisht ka thënë së nuk ka nevojë për transfere të reja në Anfield këtë verë, por gjatë konferencës për shtyp të premten ai u pa që e ka hapur derën për transfere të reja deri në fund të afatit kalimtar.
“Nuk e di! Siç mund ta imagjinoni, ne jemi duke punuar vazhdimisht në këtë fushë. Ne kemi forlur për arsyet pasi që ndonjëherë kjo gjë nuk ndodh; ndonjëherë janë kontrata të shtrenjta, ndonjëherë nuk është lojtari i duhur. Ne po punojmë dhe do të shohim nëse do të ndodh ose jo. Nuk e di!”, tha Klopp kur u pyet në konferencë për shtyp për blerjet e reja.
Liverpool ka bërë tri blerje të mëdha këtë verë, duke sjellur sulmuesit Darwin Nunez dhe Fabio Carvalho, si dhe tinejxherin – mbrojtës anësor, Calvin Ramsay. Por me 10 lojtarë që për momentin janë të lënduar – përfshirë katër mesfushorë – ka bërë që ata të shikojnë për përforcime në mesfushë këtë verë, me lojtarë si: Jude Bellingham, Nicolo Barella dhe Moises Caicedo si emra në listën e tyre.
Kjo ka bërë që ata mos të fitojnë në tri xhirot e para të Ligës dhe kjo është hera e parë që Liverpool ka dështuar që të fitojë tri ndeshjet e para të sezonit që nga fundi i Luftës së Parë Botërore.
Reds do të shikojnë – apo presin – ti kthehen fitoreve këtë vikend ku ata do të luajnë kundër Bournemouth në Anfield nesër pasdite (e shtunë).