Trajneri i Milanit, Stefano Pioli nuk pret që Rafael Leao t’i bashkohet Chelsea dhe ka insistuar së sulmuesi i Portugalisë nuk ka bërë asnjë gabim gjatë stërvitjeve për ndeshje
Blutë janë lidhur fuqishëm me një kalim të ish yllit të Lille dhe sipas Gazzetta, ata janë gati ta thyejnë rekordin e klubit për të nënshkruar më të në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Leao ka klauzolë 150 milionë euro që i skadon në korrik dhe Milan nuk dëshiron që të ndahet më të.
“Unë mendoj vetëm për ndeshjen e radhës, me lojtarët të cilët janë pjesë e skuadrës për momentin”, tha Pioli në konferencë për shtyp.
“Leao duhet të mendoj që të përmirësohet, nuk jam duke e stërvitur atë që ai mund të largohet. E kundërta, Leoa është gjithmonë i gatshëm dhe asgjë nuk bën gabim gjatë stërvitjeve”.
Milan dhe Chelsea do të përballën në gazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
“Ne kemi për qëllim që të kemi paraqitje të nivelit të lartë”, tha Pioli.
Ne nuk duhet që të nënvlerësojmë ndonjë kundërshtarë, Real Madridi humbi kundër Sheriffit sezonin e kaluar dhe ne nuk jemi Real Madrid. Përvoja e sezonit të kaluar na ndihmon ne”.
Një tjetër yll i Milanit, Ismael Bennacer, është lidhur me një kalim në Premier Ligë, me Liverpool që raportohet së është interesuar për algjerianin. Përsëri, Piolli mohon se ai do të largohet pasi që është i lumtur me zhvillimin e tij si lojtar”.
“Kurrë nuk kam dyshuar për karakteristikat që e bëjnë Ismailin lojtar të madh, ai ka punuar gjithmonë me dëshirë dhe me përkushtim. Ai duhet të vazhdojë kështu dhe të kompletohet si mesfushor”.
Të dy, Leao dhe Bennacer kanë kontrata me Milanin që i skadojnë në qershorin e vitit 2024. Nëse, siç pritetm, ata nuk largohen nga Kuqezinjtë këtë afat kalimtar, drejtorët duhet të ulën më ta dhe të mendojnë për rinovimin e kontratave të tyre të reja. /