Katalunasit u desh të presin disa javë që ta regjistrojnë lojtarin në listën e pagave të tyre
Pritjes pothuajse i erdhi fundi për Barcelonën. Jules Kounde, i cili u transferua nga Sevilla gjë që ka ndodhur shumë kohë më parë, por tani ai është afër për t’u regjistruar në La Liga.
Me largimet e fundit, Barcelona ka reduktuar tarifën e pagave të tyre për një shumë të mjaftueshme, që do të thotë së Xavi Hernandes është afër për të llogaritur në shërbimet e mbrojtësit.
Largimi i Samuel Umtitit në skuadrën e Serie A, Lecce, ka lejuar klubin që të lirojë disa fonde dhe Pablo Torre është lojtari i radhës që do të largohet nga Camp Nou. Këto marrëveshje, si dhe përmirësimi i disa kontratave të tjera, bëjnë që Kounde të jetë afër regjistrimit.
Kounde për momentin është i vetmi transferim i Barcelonës që nuk është regjistruar. Edhe pse ata patën probleme me Franck Kessie, Andreas Christensen, Raphinha dhe Robert Lewandowski tashmë janë regjistruar nga La Liga.
“Me shqetëson problemi që e kemi me Kounde”, tha Xavi pas fitores kundër Real Sociedadit. Tani duket së pritjes së tij do t’i vije fundi.