Pep Guardiola ka folur sërish për Berardo Silvën. Mesfushori portugez është përfolur shumë për një kalim te Barcelona.
Manchester City sigurisht kërkon t’i plotësohen kërkesat financiare, rreth 80 milionë euro. Katalanasit nuk është se janë në kushte komode për një blerje me shifra të tillë.
“Ne duam që Bernardo Silva të qëndrojë me ne, por nuk dua që të ketë në skuadër lojtarë që nuk janë të lumtur.
Si fillim klubet duhet të arrijnë një marrëveshje. Pastaj, sigurisht që unë e dua në ekipin tim”, është shprehur Guardiola pas miqësores.