Biznesmeni i njohur kosovar, Fisnik Syla së fundmi ka renë pre e hajdutëve.
Në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ai ka postuar incizimin e kamerave të sigurisë duke shkruar se hajnat i kanë vjedhur 8000 euro në villën e tij.
Ndër të tjera, Syla ka shkruar se hajdutët do ta paguajnë shtrenjtë për këtë vjedhje.
“O hajna amatera keni vjedh 8000 euro ne villen time, nuk keni dit me hy ne bunker aty ku i kam milionat, kshtu qe hallall ju qofte. E keni pagu shtrejt ket vjedhje..” shkroi Syla në mbishkrimin e videos.