Barcelona nuk shqetësohet nga hetimet e UEFA-së

Ata besojnë se UEFA nuk ka çfarë t’i hetojë ata pasi që nuk kanë shkelur asnjë rregull

Baracelona nuk është aq e shqetësuar me raportet që UEFA mund ta sanksionojë klubin për shkak se kanë dështuar për ta respektuar Fer Playin Financiar.

Blaugrana beson që ata nuk kanë bërë asnjë shkelje, që do të thotë se nuk ka asnjë arsye që të vendoset asnjë sanksion.
Ata, gjithashtu besojnë se nuk është hapur asnjë procedurë kundër tyre.

Barcelona nuk ka dosje të hapur të dyshimtë

Burimet nga Barcelona, i kanë thënë Marcas, transmeton Gazeta Express, se nëse do të sanksionohen fillimisht ata duhet ta kenë në dorë një hetim, që për momentin ata nuk e kanë.

Ajo çfarë klubi ka pranuar është së UEFA ka kërkuar informacion financiar për të shikuar nëse ata janë në linjë me Fer Playin Financiar, por kjo është një gjë që ata bëjnë më të gjitha klubet, jo vetëm Barcelonën.

Nën hetime thuhet se është sezoni 2020/21

UEFA ka raportuar se janë duke e hetuar të dhënat financiare të Barcelonës për sezonin 2020/21.

Në gjysmën e parë të vitit klubi drejtohej nga një bord i mëparshëm që udhëhiqej nga Josep Maria Bartomeu, kurse pjesa e dytë e vitit në krye të skuadrës u kthye Joan Laporta.

Duhet theksuar që Barcelona, bashkë me Juventusin, të cilët po ashtu janë duke u hetuar, janë në një betejë gjyqësore me UEFA-në edhe për shkak të Super Ligës. Në këtë betejë të përfshirë janë edhe Real Madridi.