Ukraina mohon ta ketë vrarë vajzën e aleatit të Putinit

Këshilltari më i lartë presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka mohuar përfshirjen e vendit të tij në vdekjen e Darya Dugina, vajzës së mbështetësit të Putinit, Alexander Dugin.

“Unë konfirmoj se Ukraina, natyrisht, nuk kishte asnjë lidhje me këtë, sepse ne nuk jemi një shtet kriminal, si Federata Ruse, dhe definitivisht jo një shtet terrorist”, tha Podolyak për TV ukrainas.

Pas një shpërthimi në Moskë është vrarë vajza e një nga aleatët më të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin.