Moti ekstrem po than lumenjtë, kështu duken 6 prej tyre (FOTO)

Mungesa e shiut dhe valët e të nxehtit po thajnë lumenjtë në SHBA, Evropë, Azi dhe Lindje të Mesme.

Shumë prej tyre po zvogëlohen në gjatësi e gjerësi. Pjesët e shtratit të lumit që dalin mbi ujë janë një pamje e zakonshme.

Disa lumenj janë aq të tharë, saqë janë bërë praktikisht të pakalueshëm.

Kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po nxit motin ekstrem në të gjithë botën, shkruan CNN.

Shumica e njerëzve varen nga lumenjtë në një farë mënyre, qoftë për ujë të pijshëm ose për të tjera.

Lumi Kolorado – po thahet në brigjet e tij dhe po rrallohet, pasi një thatësirë historike në Perëndimin e SHBA-së tregon pak shenja të zbutjes. Lumi mirëmbahet në mënyrë thelbësore nga dy nga rezervuarët më të mëdhenj të vendit për të mbrojtur pellgun e lumit, qeveria ka zbatuar ndërprerje të detyrueshme të ujit dhe u ka kërkuar shteteve të hartojnë plane veprimi.

Më poshtë në fotografitë ngjitur janë lumenjtë Yangtze, Rhine, Po, Loire, Danub si duken tani.