Erdhi furishëm nga deti dhe ngriti gjithçka në ajër, pamje të frikshme nga tornadoja në Itali

Erdhi furishëm nga deti dhe ngriti gjithçka në ajër, pamje të frikshme nga tornadoja në Itali

Një tornado mori para gjithçka pasditen e djeshme në bregdetin e Guardia Piemontese në Kozenca të Italisë.

Era e fortë erdhi nga deti dhe krahas dallgëve goditi furishëm bregun duke hedhur në ajër çadra dhe shezlongë që gjendeshin në breg.

Një numër i madh pushuesish u kapën të papërgatitur nga tornadoja duke pësuar edhe dëmtime të vogla fizike për shkak të sendeve që u hodhën në ajër.

Pavarësisht paralajmërimeve, shumë pushues zgjodhën të rrinin në breg të detit për të fiksuar me celularin e tyre tornadon, por kjo nuk rezultoi një eksperiencë e mirë.