Një nga prezantueset më të njohura të lajmeve në Kanada, Lisa LaFlamme, ka thënë se e kanë pushuar nga puna për shkak se flokëve të saj gri, të thinjur.
Në një video të postuar në Twitter, LaFlamme zbuloi se ajo ka hequr dorë nga organizimi i edicionit të lajmeve të mbrëmjes të CTV. Vendimi “më tronditi dhe më trishtoi,” tha ajo, duke shtuar se “në moshën 58-vjeçare mendova se kisha më shumë kohë përpara meje”.
Në mes të pandemisë, LaFlamme mori vendimin të mos i lyente më flokët, si shumë gra të tjera. Kjo “më çliroi”, tha ajo më vonë dhe do të donte që ta kishte marrë vendimin më shpejt.
Drejtuesit e kanalit kishin një mendim ndryshe. Gazeta Globe and Mail raportoi se një drejtues i lartë i kanalit pyeti se kush e miratoi vendimin për të thinjur flokët e LaFlamme. Të dy, gjithmonë sipas publikimit, nuk janë pajtuar për arsye gazetareske dhe më në fund ai i ka njoftuar se kontrata me të po përfundonte.
Ishte fundi i një karriere 35-vjeçare në kanal për LaFlamme. Ajo ka bërë reportazhe luftarake, ka mbuluar fatkeqësitë natyrore, por u pushua nga puna për flokët e saj.
Dëbimi erdhi si një tronditje për politikanët dhe gazetarët në Kanada, raporton Guardian. Shumë folën për seksizmin dhe moshën pas vendimit.
Kompania mëmë nga ana e saj e justifikoi largimin si “përshtatje me zakonet e shikuesve”, por nuk komentoi ankesat për ngjyrën e flokëve. Dhe drejtuesit mohojnë se shkarkimi ka lidhje me flokët e thinjura të prezantueses.
Ka edhe nga ata që komentojnë standarde të dyfishta. Burrat nuk frenohen të tregojnë moshën e tyre ndërsa plaken. LaFlamme madje kishte zëvendësuar një spikere 77-vjeçare në edicionin e lajmeve.
I’ve followed your career from your beginning, in admiration. The last two + years, I’ve waited for you to take a stand & tell the truth.
Maybe now, you’ll become an independent journalist & will be reacquainted with your honest integrity.
I’ll pray for you.— Tracey 🇨🇦🇳🇱🇺🇸Jeanette (@TraceyJeanette1) August 15, 2022