Çfarë po ndodh, anëtarësia e Lëvizjes Besa me të madhe kalon tek VMRO-ja (DOKUMENT)


Një fenomen i padëgjuar deri më tani është duke ndodhur në Lëvizjen Besa para zgjedhjeve të 20 gushtit në të cilat qytetarët do të votojnë për këshillin e ri.

Anëtarët e Lëvizjes Besa me të madhe kanë filluar të kalojnë nga partia e Kasamit tek partia e udhëhequr nga Hristian Mickoski.

Kjo sepse Besa nuk ka të drejtë të ketë anëtarë në këshillat zgjedhor vendor dhe anëtarët e vet do të paraqiten si anëtarë dhe zv anëtarë në emër të VMRO-DPMNE-së.

Ky fenomen zbulon se VMRO-ja e Mickoskit dhe Besa e Kasamit kanë lidhur koalicion për këshillin e Tetovës dhe me gjasë kanë ndarë edhe postet në rast se arrijnë të sigurojnë shumicën.

Pyetja që lind pas gjithë kësaj është se çka i ka ofruar Lëvizja Besa, VMRO-së në këmbim të emërtimit të anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve në komisione vendore, raporton indeks.mk