Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan ka mirëpritur rivendosjen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit.
Ai ka thënë ky vendim do ta rris sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e dy popujve dhe vendeve.
“E mirëpres njoftimin e sotshëm për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Izrealit dhe Turqisë. Kjo lëvizje do të sjell më shumë siguri, stabilitet dhe prosperitet për njerëzit dhe rajonin”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Express.
Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid ka njoftuar sot se baskë me presidentin e Turqisë, Reccep Tayip Erdogan kanë vendosur që të rinovojnë marrëdhëniet diplomatike.
Ky pajtim mes tyre është arritur pasi që dy liderët kanë biseduar në telefon.
“Sapo fola me presidentin e Turqisë Erdogan. Uruam njëri-tjetrin për vendimin që të rinovojmë tërësisht marrëdhëniet tona diplomatike”, ka shënuar ai.
Lapid ka thënë se Izraeli dhe Turqia janë dy shtetet kryesore në rajon.
“Përforcimi i marrëdhëniee tona i kontribuon stabilitetit rajonal dhe sjell benefite të prekshme për të dy vendet”, ka përfunduar ai.