E ëma e çoi në spital sepse kishte dhimbje koke, fëmija vdes papritur

Një 5-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Spartë të Greqisë.

Sipas medieve helene, fëmija ishte zgjuar sot rreth orës 07:00 me dhimbje të forta koke.

Ndërsa pak më vonë e ëma vuri re se fëmija po nxirrte shkumë nga goja.

Për rrjedhojë ajo e çoi menjëherë në spital.

Por për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 5-vjeçari vdiq sot rreth orës 9 të mëngjesit./abcnews.al./