Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Begaj që nga dje gjendet në vizitë zyrtare në Kosovë, ku gjatë ditës së djeshme u prit me ceremoni të lartë shtetërore dhe takoi liderët shtetëror.
Gjatë ditës së sotme presidenti i ri shqiptar do të takojë me krerët e partive opozitare, komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë qëndrimit në Kosovë ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.