Nga sot rihapet pjesërisht bursa e Moskës

Nga sot, 15 gusht, bursa e Moskës do të rihapet pjesërisht për investitorët e huaj, pas një pezullimi gati prej gjashtë muajsh, për shkak të luftës në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve rus bursa do të rihapet vetëm për vendet që janë miqësore me Rusinë, raporton BBC.

Në një deklaratën për mediet, Bursa e Moskës tha se do të rihapë tregun e saj bonove për “klientët jorezidentë nga vende që nuk janë armiqësore”.

Kina dhe Turqia ka të ngjarë të jenë mes vendeve miqësore me Rusinë, pasi nuk kanë vendosur sanksione kundër Moskës.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe sanksionet e vendosura nga qeveritë perëndimore kanë dëmtuar ekonominë e Rusisë./abcnews.al/