Në SHBA vijojnë trazirat, ku së fundmi një person përplasi automjetin e tij në një barrikadë pranë Kongresit amerikan, e më pas qëlloi disa herë në ajër para se të kryente një vetëvrasje.
Fatmirësisht nuk ka pasur viktima të tjera pasi ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit dhe nuk ka pasur shumë kalimtarë në rrugë, ndërsa makina e tij e dëmtuar shpërtheu në flakë.
Oficerët e policisë së Kapitolit shkuan direkt në vendngjarje pas aksidentit, por burri qëloi në ajër disa herë e më pas vrau veten me armë pasi shpërtheu flakë makina.
“Në këtë kohë, nuk duket se njeriu kishte në shënjestër ndonjë anëtar të Kongresit, të cilët janë në pushim, dhe nuk duket se oficerët qëlluan me armët e tyre”, thuhet në njoftim.
Departamenti i Policisë Metropolitane të DC po kryen një hetim për këtë çështje, thuhet në deklaratën e Policisë së Kapitolit.