Manchester United u turpërua me një humbje 4-0 nga skuadra e vogël Brentford duke bërë që në rrjetet sociale të shpërthejnë shumë komente për mundësinë që Adrien Rabiot t’i bashkohet Djajve të Kuq
Francezi është rrugës për t’u larguar nga Juventusi pasi që Zonja e Vjetër është pajtuar që ta shesë atë në Old Trafford.
Bisedimet në mes të skuadrës së Premier Ligës dhe agjentes dhe nënës së Rabiot, Veronique janë duke vazhduar, por dy palët ende nuk kanë arritur marrëveshje. Pritet që të këtë një takim virtual javën e ardhshme pasi që drejtori i United, John Murtough është takuar me Juventusin dhe me Veronique Rabiot në Torino në fillim të kësaj jave.
Shumica e tifozëve të Juventusit shpresojnë që francezi ti bash kohet skuadrës nga Old Trafford, duke i dhënë atij një pritje as të nxehtë dhe as të ftohtë gjatë këtyre tri viteve sa është në Allianz Stadium. Rabiot po ashtu është njëri prej lojtarëve me pagë të madhe, 7 milionë euro në vit.
Disa tifozë të Juventusit kanë filluar të komentojnë në faqen zyrtare të United në Twitter sot, duke i shtyrë Djajtë e Kuq që ta mbyllin marrëveshjen. Disa po ashtu ju preferuan atyre që ta marrin edhe Alex Sandron, për shkak të paraqitjeve të tij të dobëta me klubin në Torino.
Në anën tjetër, tifozët e United duken paksa të dëshpëruar që të marrin transfere të reja që loja e skuadrës së tyre të përmirësohet. Djajtë e Kuq kanë humbur dy ndeshjet e para të Premier Ligës. Të parën e humbën kundër Brighton në shtëpi me rezultat 2-1 kurse të dytën si mysafirë me rezultat 4-0.