“Topi i Artë” do të jepet në muajin tetor dhe France Football ka publikuar listën e reduktuar me 30 kandidatë, ku bien në sy mungesat e Messi, Neymar e Toni Kroos.
Për këtë të fundit është habitur trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, i cili ka deklaruar: “U befasova pak nga mungesa e Kroos, pasi ai ka zhvilluar një sezon fantastik.
Gjithsesi e kuptoj, do të ishte pak problem nëse do të ishin të gjithë lojtarët e Realit në listë…
Edhe Alaba, Militao e Valverde e meritonin, të gjithë lojtarët e mi e meritojnë të jenë, pasi kanë zhvilluar super sezon. Nuk po flas për fituesin, thjesht duhet të ishin në listë, sidomos Kroos”.