Pas shitjes së levës së katërt, Barcelona do të mund t’i regjistrojë transferet e reja

Barcelona sot shiti 25 për qind të Barca Studios te Orpheus Media kështu që transferet e tyre të reja mund të luajnë kundër Rayos

Xavi Hernandez mund të marrë frymë më lirshëm këtë të premte mbrëma pasi që Barcelona ka aktivizuar shitjen e levës së saj të katërt ekonomike, duke shitur 25 për qind të tjera të Barca Studios.

Lajmi do të thotë se Katalunasit do të jenë në gjendje që t’i regjistrojnë nënshkrimet e reja – dhe lojtarët me të cilët rinovuan kontratat – para ndeshjes së tyre të parë në La Liga që ata e luajnë kundër Rayo Vallecanos.
Orpheus Media, që udhëhiqet nga Jaume Roures, ka blerë 24.5 për qind të Barca Studios, pasi u takua me Joan Laporta, Mateu Alemany dhe Rafa Yuste të enjten në mbrëmje.

Barcelona ka dërguar tërë dokumentet e duhura të premten në mëngjes që La Liga t’i studioj ato.

Sergi Roberto dhe Ousmane Dembele duhet të regjistrohen përsëri bashkë me Robert Lewandowski, Raphinha, Jules Kounde, Franck Kessie dhe Andreas Christensen.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Barcelona duhet të lirohet së paku nga Memphis Depay në mënyrë që t’i regjistrojë tërë transferimet e tyre të verës. Për momentin, shenjat janë të mira dhe se ata do mund ta arrin këtë.