Shkëndija nuk ka arritur të kalojë raundin e tretë kualifikues të Conference Leagues.
Ekipi shqiptar u mposht pas ekzekutimit të penalltive nga ekipi suedez, AIK.
Rezultati pas 90 minutave ishte 1:1, ashtu siç ishte edhe në ndeshjen e parë.
Vazhdimet nuk prodhuan gola dhe fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive.
Aty, AIK u tregua më i mirë dhe u kualifikua tutje.