“Më mirë pa të!”, Dafina Zeqiri thumbon hapur Taynën, veprimi që bëri në rrjete sociale

“Bye bye” është bashkëpunimi që është lansuar dy vite më parë nga Tayna dhe Dafina dhe arriti menjëherë suksesin duke u kthyer hit në vetëm pak orë. Këngëtaret madje gëzonin edhe një miqësi mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën, por për fat të keq nuk zgjati shumë.

Se çfarë ka ndodhur në mes të repereve nuk dihet mirëpo ato kanë thumbuar shumë shpesh njëra-tjetrën në rrjete sociale. Ka qenë Dafina, e cila ka ndezur sërish zjarrin. Këngëtarja është mjaft aktive në “TikTok” e në një ndër videot e fundit një komentuese i shkruan:

“Tayna left the chat (largohet)”. “Më mirë”, ia kthen Dafina. Na mbetet të presim nëse Tayna do t’i kthejë një përgjigje për “sulmin” e drejtpërdrejtë të Dafinës.