Shpërthejnë BALLISTËT kundër kryetarit të Shkëndijes. “O Besnik, ne jemi për Shkëndi ti je për pasuri”
Një situatë tërësisht e çuditshme është ajo që ka kapluar Ballistët e Tetovës. Shkëndija është duke përjetuar një formë fantastike në Europë, aq sa arriti që të barazonte 1-1 edhe në transfertë ndaj AIK për turin e tretë të Conference League. Shanset janë të mëdha për të kaluar më tej, por problemet gjendet mes grupit të tifozëve.
Të gjithë kanë dalë kundër kryetarit të Ballistëve, Besnik Ibraimi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kërkohet largimi i menjëhershëm i kryetarit të Ballistëve ose në të kundërt do të publikohen të gjithë pisllëqet që ka bërë për të përfituar.
“ISHTE LUTJA DHE DJERSA JONË NË VITIN 2013 QË EKOLOGU TË JETË PRANË SHKËNDIJËS DHE BALLISTËVE!
A E MERITOJNË TANI BALLISTËT KËTË INJORRANCË DHE PËRBUZJE NGA KRYETARI AKTUAL BESNIK IBRAIMI, I CILI ME MERITËN TONË E GËZON ATË POST ?!
NE KEMI VETËM NJË VENDIM:
TË LARGOHET SA MË SHPEJT PREJ ATY DHE TË JEP DORËHEQJE SA MË PARË NGA KLUBI I ZEMRËS !!!
PËRNDRYSHE DO TË VAZHDOJMË ME SJELLJE RADIKALE DHE AKTIVITETE TË VAZHDUESHME DERI NË ARITJEN E QËLLIMIT!
MË KONKRETISHT DO TI SHPALOSIM TË GJITHA PISLLËQET TË CILAT I KA BËRË NË SHKËNDIJË GJATË PERIUDHËS SI KRYETAR I KLUBIT!!!
NE BALLISTËT, JO TI “BESNIKU I FAMSHËM PASANIK” !!!
BALLISTËT TETOVË 1992″ thuhet në letrën e Ballistëve.