Vrau gruan në ditën e dasmës, burri u bë xheloz se nusja foli me të ftuarin


Një burrë xheloz është dënuar me 18 vite burg pasi ka rrahur për vdekje gruan e tij në ditën e tyre të dasmës.

Stepan Dolgikh, 35 vjeç, rrahu për vdekje gruan Oksana Poludentseva, 36 vjeç dhe më pas e hodhi trupin e saj në një luginë në Novosibirsk, Rusi.

Vrasësi i pa penduar tha në Gjykatë se ai besonte se nusja e tij e re e kishte tradhtuar.

Dolgikh kishte qenë i dënuar më parë për vrasje, por gruaja e tij besonte se mund ta zbuste atë.

Dëshmitarët thanë se ai filloi të godiste me shqelma dhe grushte gruan pasi u bë xheloz sepse nusja po fliste me një të ftuar në dasmë.

Ai akuzoi gruan e tij të re për “sjellje të gabuar”, thuhet.

Ai më pas vazhdoi ta sulmonte Brenda në shtëpi duke e kapur për flokësh, shkruan Daily Mail.

Ngjarja ndodhi disa orë pasi çifti kishte shkëmbyer betime në dasmën e tyre.

Të ftuarit e tjerë ishin shumë të frikësuar për të ndërhyrë, por ata thirrën forcat e rendit.

Dhëndri u ndalua në vendngjarje nga Garda Kombëtare Ruse. Dolgikh pranoi vrasjen./