Një person është plagosur pas mesnate në një lokal në Podujevë.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor teksa i dyshuari ndodhet në arrati, njofton Klankosova.tv.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se i dyshuari është identifikuar dhe policia po punon për arrestimin e tij.
“Sot rreth orës 02:30 kemi marrë informatën se në një lokal në Podujevë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati” tha Ahmeti.