Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se i duket “e neveritshme” që ish-udhëheqësit e vendeve të rëndësishme evropiane “punojnë për Rusinë” pasi ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder tha se Rusia dëshironte një zgjidhje të negociuar për luftën. Rusia aktualisht po aktivizon “emisarë të ndryshëm” të cilët synojnë të paraqesin “teza se shteti terrorist dyshohet se dëshiron negociata”, tha Zelensky në fjalimin e tij të vonë të më 3 gusht. Schroeder, një mik i presidentit rus Vladimir Putin, tha se ai u takua me liderin e Kremlinit javën e kaluar në Moskë. “Është thjesht e neveritshme kur ish-udhëheqësit e shteteve të mëdha me vlera evropiane punojnë për Rusinë, e cila është në luftë kundër këtyre vlerave”, tha Zelensky. “Nëse Rusia vërtet do të dëshironte përfundimin e luftës, ajo nuk do të [dërgonte] tani rezerva në jug të Ukrainës dhe nuk do të prodhonte varre masive të njerëzve të pafajshëm të vrarë në territorin ukrainas”, tha ai. Mykhaylo Podolyak, këshilltari i lartë i presidencës ukrainase shkroi në Twitter se nëse Moska dëshiron dialog, topi është në fushën e saj. Schroeder më herët shprehu shqetësimin për krizën energjetike të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska dhe kërkoi që shefi i Kremlinit t’ia shpjegonte se si e sheh situatën dhe nëse gazsjellësi Rrjedha Veriore 2 mund të bëhet funksionale. Ai që ka qenë kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri më 2005, e ka kritikuar luftën e Rusisë në Ukrainë. Por, ai ka refuzuar që të dënojë Putinin, të cilin ende e konsideron mik të afërt./REL
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ali Ahmeti takon ambasadoren Zvicrane: BDI nuk është pjesë e skenarëve destabilizuese, nga shtatori do të vizitojmë qytetarët në çdo vendbanim
- “Radoiçiqin, shokun e do shokëve tanë shqiptarë ua hoqi”, Tomë Gashi: Definitivisht “mos” e votoni Albinin
- Sejdiu për personin e plagosur në Strimnicë të Zhelinës: Më kërcënoi! Ka probleme psikologjike dhe ka qenë i burgosur
- Macron para shkuarjes në Serbi: Personalisht do të angazhohem për Asociacionin dhe Marrëveshjen e Ohrit
- VLEN: Nisma për kontestimin e dygjuhësisë është tentim për grusht shteti
- Gjinovci për aksionin e serbëve në veri: Kanë nisë mu bo kreativë, se para 1-2 viteve veç me stupca, armë e barrikada protestojshin
- Vdekja e 35 vjeçarit i cili vuante dënimin në Burgun e Idrizovës – Pandov thotë se nuk është kërkuar leje të merret pjesë në varrim
- Mbetet i lënduar një qytetar i cili paraprakisht sulmoi verbalisht kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiun
- Raportohet për vdekjen e një 2 vjeçareje në Podujevë, dyshohet se u rrokullis nga djepi
- Ademi: VLEN duhet ta ketë të qartë se gjuha shqipe është e shenjtë