U tha se ka nip policin që vrau 7-vjeçaren me skaf në Himarë, reagon Balla: S’kam asnjë lidhe, të marrë dënim shembullor
Disa portale kanë publikuar lajmin se Arjan Tase, polici që vrau me skaf Jonadën më plazhin e Potamit më 2 gusht është nip i kreut te Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Ky i fundit ka hedhur poshtë pretendimet e portaleve nëpërmjet një postimin në Twitter, ku thotë se nuk ka asnjë lidhje me Arjan Tase, dhe se ai duhet të marrë dënim shembullor nga drejtësia shqiptare.