Portugezi po përpiqet të largohet me forcë nga Old Trafford këtë verë dhe ai po e lodh durimin e Manchester United, përcjell ORAinfo.
Ai u largua nga Anglia pasi u zëvendësua në miqësoren e fundit parasezonale të Djajve të Kuq kundër Rayos. Kjo është diçka nga e cila menaxheri, Erik ten Hag, nuk ishte shumë i impresionuar, duke i cilësuar veprimet e tij “të papranueshme” dhe se ai tani do të fillojë në stol për hapjen e sezonit të tyre kundër Brighton të shtunën.
Jamie Carragher ka ndarë mendimin e tij për sagën duke thënë se nuk është i befasuar nga situata.
“Gjithmonë kam menduar se ai ishte një nënshkrim i çuditshëm, gjithmonë kam ndjerë se kjo situatë do të vinte, edhe nëse Ronaldo do të bënte mirë punën e tij.. Asnjë klub tjetër në Evropë në këtë moment nuk e dëshiron atë”, ka analizuar Carragher në ‘The Overlap’. /