Ushtarët e FSK-së ngjiten në majën Mont Blanc

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ushtarët e FSK-së janë ngjitur në majën më të lartë, Mont Blanc.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se MM-ja është krenare me arritjen e ushtarëve të FSK-së.

“Pas disa ditë ecje tejet sfiduese, ushtarakët e FSK-së, Besart Ejupi, Arben Rexhepi, Fatmir Tahiri, Kushtrim Hyseni dhe zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj, dje pushtuan me sukses Mont Blanc-un, majën më të lartë në Evropën Perëndimore, në lartësi prej 4,810 metra”.

“Ky është sukses i madh i djemve tanë të cilët përveç me angazhimin vetëmohues e profesionalizimin e lartë në operacione ushtarake, na bëjnë shumë krenar edhe me këtë sukses të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.