Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se Kina po balanconte dhe ruante neutralitetin lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Ai theksoi se do të dëshironte ta shihte Kinën t’i bashkohej vendeve që kundërshtojnë Moskën për pushtimin.
Ai i bëri komentet me lidhje video në një ngjarje të organizuar në Universitetin Kombëtar Australian, shkruan Reuters, transmeton KlanKosova.tv.