Synimi i Cristiano Ronaldo për t’u larguar nga Manchester united ka qenë një nga temat më të nxehta të kësaj vere.
Dëshira er tij për t’u larguar nga klubi pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League është gjithçka që është referuar kur flitet për sulmuesin portugez.
Ai nuk udhëtoi në kampin parasezonal të skuadrës në Tajlandë dhe Australi. I vetmi aktivizim ka qenë pjesa e parë në miqësoren ndaj Rayo Vallecano.
Me të ardhmen e tij ende të pazgjidhur, Premier League filloin këtë fundjavë pasi Brighton viziton Old Trafford të dielën.
“Daily Mail” raporton se Ronaldo nuk është pjesë e planeve të Erik ten Hag për të filluar hapjen e ligës. Në vend të kësaj, holandezi po kërkon të shpërblejë Sanchon, Martial dhe Rashford.