Argjentinasi Lionel Messi ishte ndër golashënuesit për PSG-në e tij në ndeshjen e mbrëmshme të Superkupës së Francës dhe pas ndeshjes pati një situatë që e detyroi futbollistin e njohur të reagonte.
Në fund të ndeshjes, një djalë ka dashur të bëjë një foto me Messin, ndaj ka vendosur t’i shpëtojë sigurisë.
Ai ia doli këtë gjë dhe iu afrua argjentinasit, por shpejt reaguan rojet e sigurisë dhe e tërhoqën me forcë djalin.
Messi e vuri re këtë, kështu që i ndaloi të gjithë dhe priti që djali të merrte celularin e tij që ata të bënin një foto.
Në fund, djali mori një kujtim të përjetshëm në rrugën e vështirë, dhe video nga stadiumi Bloomfield në Tel-Aviv u bë menjëherë virale.
Kujtojmë se PSG fitoi Superkupën e Francës pasi mposhti Nantes me rezultat 4:0.
Përveç Messit, shënoi edhe Sergio Ramos, ndërsa për parisienët shënoi dy herë Neymar.
This young fan was being taken away by security but Messi stopped them so the boy take a selfie with him ❤️ pic.twitter.com/MHNfpSs2O0
— R (@Lionel30i) July 31, 2022