Lajmi tashmë dihet. Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United, por klubi anglez nuk ka ndërmend ta privojë veten prej tij dhe ofertat joshëse janë të pakta.
A është vërtet kështu? Ndoshta jo, duke gjykuar nga reagimi i portugezit, i cili i vuri në dyshim këto thashetheme me një koment të postuar në një faqe fansash në Instagram.
“E pamundur të mos fllisni për mua një ditë, përndryshe shtypi nuk do të bënte para. Nëse nuk do të bënin gënjeshtra nuk mund të tërheqin vëmendjen e njerëzve. Vazhdo kështu, ndoshta një ditë do të marrësh lajmin e duhur”, ka shkruar CR7.