“Jemi kërcënuar me jetë”, pas dy vitesh qytetari fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Dimalit, Juljana Memaj përfundon në SPAK

Petrit Braho nga fshati Poshnjë fitoi pas 2 vjetësh betejën ligjore me Bashkinë Dimal.

Braho tregon se në nëntor të 2020 inspektorët e IKMT së Bashkisë me urdhër të kryetares, Juljana Memaj i shembën një godinë dhe në mënyrë të kundraligjshme.

Prona ,e certifikata të rregullta pronësie ju dha një shtetasi tjetër duke e favorizuar atë për ndërtimin e një resorti. Bashkëshortët Petrit e Burbuqe Baho akuzuar penalisht në 2020 për “shpërdorim detyre”, “shkatërrim të pronës private”, “mashtrim” dhe “falsifikim” kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj dhe 2 punonjës të IMT-së së bashkisë Dimal.

Njërën prej këtyre kallëzimeve penale ndaj Juljana Memaj për shkak të mos kompetencës, Prokuroria e Rrethit Berat e përcolli në SPAK në 02.12.2020.

Sot pas një hetimi 2 vjeçar Gjykata e Beratit ka përfunduar gjykimin e kësaj çështjeje dhe i ka dhënë të drejtë qytetarit Petrit Baho, pasi sipas provave shkresore dhe dokumetaeveve ligjore ka rezultuar e provuar dhe e faktuar se bashkia Dimal ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar haptazi për qëllime përfitimi një shtetas tjetër, që ka ndërtuar pa leje në pronën e Petrit Bahos dhe në “tokë shtet” një resort dhe një klinikë mjekësore.

“Më në fund drejtësia u vu në vend. Kam fituar gjyqin dhe jam i gëzuar se prona ime do kthehet në vend se e kam me gjak” tha Braho.

Fillimisht u pretendua se ky shtetas (Ramadan Baho) e kishte marrë tokën me kontratë qiraje nga bashkia Dimal por kjo nuk u provua asnjëherë me anë të skresave, ndërkohë që pasi i dëmtoi pronën Petrit Bahos me fadromat e saj, bashkia i tha se do të ndërtonte aty një kënd lojërash. Pasi faktet dhe provat nxorën fitues ndaj bashkisë Dimal qytetarin e dëmtuar Petrit Baho, kryebashkiakja e Dimalit Juljana Memaj dhe punonjësit e IKMT së bashkisë janë referuar për të dytën herë në SPAK për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Kallëzimi i parë në SPAK për kryebashkiaken Memaj është bërë nga çifti i dëmtuar Petrit dhe Burbuqe Baho në Dhjetor 2020, ndërkohë që këtë herë ka qenë gjyqtarja Adelajda Gjuzi që një kopje të vendimit të marrë prej saj ja ka dërguar Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Berat për të hetuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga Nenet 248 dhe 186/1 dhe 3 të Kodit Penal, të kryera nga ana e punonjësve të bashkisë Dimal dhe kryebashkiakes.

Në përfundim të këtij gjykimi, gjyqtarja Adelajda Gjyzi ka vendosur që: bashkia të pushojë cenimin e pronësisë së paditësit Petrit Baho dhe të mos e përsërisë më në të ardhmen dhe bashkia të prishë me shpenzimet e veta ndërtimet mbi pronën e paditësit, ndërkohë që edhe shpenzimet e gjyqit ju ngarkuan fajtorit, bashkisë Dimal.

Të kënaqur me vendimin e marrë, bashkëshortët Petrit dhe Burbuqe Baho kanë pohuar se më në fund drejtësia u vu në vend dhe se ata fituan të drejtën e tyre mbi pronën që prej vitesh e zotërojnë me ligj.

“Edhe pse kemi 2-vjet që dergjemi gjyqeve, jemi kërcënuar me jetë nga kryebashkiakja Memaj dhe punonjësit e bashkisë sot jemi të lumtur sepse më në fund drejtësi u vu në vend”-,shprehen Kujtimi dhe Burbuqe Baho./Abcnews.al/