Arlinda Prenaj është modelja, e cila ka “rrëmbyer” kurorën e “Miss Grand Kosova 2019”, “Miss Grand Germany 2020”, “Top Model of the Universe 2022” dhe tani është konkurrentja favorite për “Queen of the World”.
Ajo ka vite që po bën shumë “zhurmë” në Gjermani. veçmas në eventet e bukurisë, si një vajzë delikate dhe karizmatike në elegancën e saj dhe stilin e veshjes.
Përveç modelingut, Arlinda Prenaj, e njohur me emrin e saj skenik “Ari”, është edhe këngëtare, e cila ka publikuar disa projekte muzikore.
Për albinfo ajo ka treguar se është shumë e lumtur që do të përfaqësojë Gjermaninë në këtë event bukurie.
“Unë do të jap më të mirën për të përfaqësuar denjësisht Gjermaninë dhe mund t’ ia dal”.