Shkëndija e Tetovës e ka arritur rrethin e tretë të Konferencë Ligës duke e eliminuar skuadrën nga Letonia, Valemieras me rezultat të përgjithshëm 5-2. Kuqezinjtë e Tetovës shënuan fitore me rezultat 3-1 me golat e Bejtulai (11), Doriev (33) dhe Ramadani (85). Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Murata (25)
Shkëndija e Tetovës e ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Valmeiras për të kaluar kështu në rrethin e tretë të Konferencë Ligës.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua herët dhe ishte Emir Bejtulai që shënoi në minutën e 11 pas asistimit të Hasanit.
Valmeira do të reagonte dhe do të shënonte gol në minutën e 25-të të ndeshjes për t’i dhënë shpresë skuadrës mysafire për ndonjë rezultat pozitiv. Goli u shënua nga Murata.
Por, Shkëndija nuk u ndal dhe arriti që të shënoi edhe një gol.
Ishte Doriev që do të shënonte golin e dytë për Shkëndijën në minutën e 33-të e ku rezultati në fund të pjesës së parë do të ishte 2-1.
Në pjesën e dytë skuadra e Valmeiras luante shumë ashpër dhe për këtë Murata do të ndëshkohej më të kuq në minutën e 67-të të ndeshjes.
Deri në fund Shkëndija shënon edhe një gol, në minutën e 85-të me anë të Ramadanit, për t’i dhënë kështu fund dilemës së fituesit dhe për t’u kualifikuar tutje në rrethin e tretë të kësaj gare, ku do të përballet me skuadrën e AIK-ut.