Stuhia gjigante e rërës godet, shoferët tentojnë të shpëtojnë

Një stuhi gjigante rëre “ndoqi shoferët për njëqind kilometra”, raportuan mediat lokale të Kinës.

Stuhia e rërës ndodhi në prefekturën Haixi, provincën Qinghai, më 20 korrik, sipas transmetuesit shtetëror CCTV, dhe zgjati rreth katër orë.

Fotot e postuara në mediat sociale tregojnë një stuhi të fuqishme dhe rëra ngrihet lart duke ngjyrosur qiellin me ngjyrë të verdhë, ndërsa shoferët largoheshin me shpejtësi të madhe.