Autoritetet iraniane ndalojnë gratë të shfaqen në reklama

Autoritetet iraniane u ka thënë agjencive të reklamave se sipas shtrëngimit të ligjit të ashtuquajtur “Hixhabi dhe Dëlirësia”, grave iraniane tani u ndalohet të shfaqen në reklama.

Ata ua dërguan një letër agjencive të reklamave gjatë fundjavës, pas publikimit të një videoje promovuese nga kompania e akullores Domino. Në këtë video ishte e përfshirë një grua, e cila ishte e veshur me një kapelë dimërore dhe në fund të reklamës kafshon akulloren.

Një agjenci qeveritare më pas e quajti reklamën “një krim” dhe dënoi përdorimin e një aktoreje femër, duke thënë se reklama të tilla çojnë në “promovimin e imoralitetit” në shoqëri.

Kjo vjen pasi autoritetet po godasin gjithnjë e më shumë gratë që konsiderohen se shkelin një ligj që e bën të detyrueshme mbajtjen e hixhabit në publik.

Urdhri i 5 korrikut nga presidenti Ebrahim Raisi për të zbatuar ligjin e hixhabit ka rezultuar në një listë të re kufizimesh për mënyrën se si mund të vishen gratë.

Patrullat udhëzuese të vendit, ose policia e moralit, janë bërë gjithnjë e më aktive në zbatimin e ligjit.