Vendimin për të shkarkuar Arben Ahmetajn si zëvendës të tij, kryeministri Edi Rama e ka marrë mbrëmjen e kaluar, sapo Ilir Meta dorëzoi Presidencën te Bajram Begaj, ka zbuluar analisti Lorenc Vangjeli.
Në studion e ABC Live, Vangjeli tha se ende pa mbaruar festa e inaugurimit të kryetarit të ri të shtetit, Rama bëri mbledhje në Kryeministri dhe njoftoi ndryshimin në kabinet. Analisti thekson se Rama nuk do t’i shkruante Ilir Metës deri në 24 korrik dhe kështu bëri.
“Ceremonia vazhdonte ende në oborrin e pasëm. Dje është bërë mbledhja dhe është komunikuar një gjë e tillë. Zoti Rama ka rrëfyer vendimin e tij për të bërë dyshime në kabinet. Është sërish data 24 korrik. Dhe po në të njëjtën kohë për shumë arsye çfarëdo që të ndodhte Edi Rama nuk do ti shkruante Ilir Metës deri në 24 korrik. Është lexuar disa gabim lëvizja. Në këtë lexim të gabuar të tij ndikon edhe njeriu i jashtëzakonshëm. Dëgjova Berishën që shpesh është racional, sot ndërtoi sërish një gjë të tillë”, tha Vangjeli.
Ndërkohë, që ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama e shkarkoi Ahmetajn për ta ndihmuar të arratiset, Vangjeli thotë se lexohet ndryshe. Sipas tij, vendimi i Ramës është politik dhe ka të bëjë me ekuilibrat e brendshëm të PS.
“Lëvizjet e Ramës lexohen në krejt tjetër. Është ajo që do të ndodhë në vjeshtë. Por ka të bëjë me arsye politike. Ndryshe nga doktori mendon kryetatarja e LSI, që këtë emër e ka përjashtuar nga kjo përgjegjësi. E shikoj doktorin konseguent në atë që thotë. Doktori shikon atë që i intereson. Lëvizjet e Ramës kanë të bëjnë me ekuilibrat e brendshëm në PS. Rama është i vetëdijshëm që pas dështimeve në rrugët e integrimit, pati një progres spektakolar për çeljen e negociatave. Situata në selinë rozë nuk është qa rozë”, tha ai.
Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Edvin Kulluri mendon ndryshe. Ai thotë se Ahmetaj është i përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe kjo dosje që ndodhet në SPAK do të marrë me vete edhe shumë emra të fortë.
“Ne e dimë që ka një dosje shumë të fortë në SPAK. Zoti Ahmetaj është një nga protagonistët. Këtu është një grup shumë i madh personash. Dosja do të marrë me vete disa figura të tjera shumë të forta politike”, tha ai. g.v/abcnews.al