Manchester United vazhdon të kërkojë një sulmues në afatin kalimtar të verës.
Djajtë e Kuq ende nuk e din të ardhmen e Cristiano Ronaldos që sipas gjitha gjasave mund të largohet nga Old Traford.
Gjithsesi për ta përforcuar repartin ofensivë, United po mendon për transferimin e sulmuesit slloven, Benjamin Sesko.
19-vjeçari ka qenë një sensacion te skuadra austriake RB Salzburg edicionin e kaluar, ku ka shënuar 10 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.
Slloveni edhe këtë sezon e ka nisur për mrekulli, pasi në dy ndeshjet e para shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër me fanellën e gjigantit austriak.
Djajtë e Kuq prej kohësh janë duke përcjell sulmuesin e ri dhe trajneri Erik Ten Hag ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.
Sipas mediave në Ishull, United ka gati 20 milionë euro për transferimin e Seskos në Old Traford.