Tifozët e Atletico Madridit janë kundër një transferimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos në “Wanda Metropolitano”.
E ardhmja e sulmuesit portugez është ende e paqartë, derisa ai është duke e kërkuar largimin nga Manchester Unitedi, transmeton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Ronaldo ende nuk ka filluar stërvitjet me “Djajtë e Kuq”, teksa raportohet se ai po e kërkon tashme një klub të ri – por që ende nuk ka asgjë konkrete.
Pavarësisht nëse ka ndonjë të vërtetë në thashethemet apo jo, një nga klubet e lidhura me transferimin e 37-vjeçari është edhe Atletico Madridi.
Por, tifozët e klubit spanjoll janë shprehur kundër kësaj lëvizjeje, shkaku se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është një ikonë e rivalëve të tyre, Real Madridit.
Duke përdorur hashtagun ‘ContraCR7’ [KundërCR7] në rrjetin social “Twitter”, shumë “Colchoneros” e kanë bërë të qartë se nuk do ta pranonin transferimin e tij.