Përveç jetës artistike dhe familjare, këngëtarja Fifi ka treguar mbrëmjen e sotme në “A Live Night” edhe për jetën sentimentale.
Ajo është shprehur se ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë dhe është më e lumtur se kurrë më parë. Për Fifin, partneri i saj Adis Patushi është një shok, një burrë, një person me të cilin mund të sillet lirshëm e të ndihet e kompletuar.
Fifi: Të dy këngët janë super të sinqerta. Kënga Diell them a kam faj që s’di të dua më pak, në kuptimin që a kam faj që i respektoj njerëzit dhe nuk e marr respektin mbrapsht. A kam faj që nuk ma “rras” askush për atë që e meritoj unë. Ndërsa tek kënga “Hana”, e tregoj historinë time të dashurisë, të vetmen që e kam përjetuar me të vërtetë. Deri më tani kam menduar që kam dashur por nuk e kisha ditur se çfarë është dashuria e vërtetë, tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. Tani nuk di çfarë të them më, kjo është dashuria, të mos dish çfarë të thuash. Kur s’ke fjalë për të atëherë është dashuri, ma ka bërë zemra “bam”.
Për herë të parë po e vlerësoj një njeri tjetër më shumë se veten,Unë jam rritur ndryshe. Kam qenë femër me aftësitë e një mashkulli. Jam njeriu më i lumtur në botë që kam një njeri si Adisin në krah. Mundëm me u shfrenu me të, mund të jem edhe tepër e mirë, edhe grua, skam nevojë të jem burrë se e kam një burrë në krah jo çunak.