Francë, gjobë për ata që mbajnë kondicionerin ndezur

Dyqanet me ajër të kondicionuar në Paris do të duhet të mbyllin dyert dhe dritaret nga e hëna, ose do të përballen me një gjobë, për të reduktuar konsumin e energjisë, sipas një vendimi të marrë, të premten 22 korrik, nga Bashkia e kryeqytetit, sipas mediave të huaja.

Top Albania Radio shkruan se vendimi i miratuar, synon të reduktojë shpenzimet e energjisë për shkak të krizës energjetike. Vendimi do të jetë në fuqi edhe në muajt e dimrit dhe hyn në fuqi të hënën. Sipas autoriteteve personat që nuk respektojnë rregullat do të gjobiten deri në 150 euro.
Rezoluta përmend, në veçanti, pasojat e ngrohjes globale në Paris dhe nevojën urgjente për të reduktuar konsumin e energjisë në periudhën aktuale. Kërcënimi i ndryshimeve klimatike për shëndetin dhe sigurinë tonë është më i qartë se kurrë.

Ekziston një lidhje tjetër e mundshme midis ndryshimit të klimës dhe shëndetit tonë mendor që nuk merr aq vëmendje.

Nxehtësia ka implikime të rëndësishme për shëndetin tonë mendor, duke çuar potencialisht në rritje të vizitave në dhomën e urgjencës, rrezik më të lartë të vdekjes dhe reduktim të mirëqenies emocionale. Me siguri keni filluar të ankoheni për temperaturat e larta dhe gjumin e parehatshëm.

Kur zgjoheni në mëngjes jeni të lodhur dhe pa gjumë?! Nuk keni pse të shqetësoheni më, mjafton të ndiqni këto 9 këshilla.
Rikujtojmë, se studimet kërkimore tregojnë një lidhje të qartë midis temperaturave të qëndrueshme të ambientit dhe oreksit. A ka vërtet prova shkencore të lidhjes midis temperaturës dhe oreksit? Sa më e lartë të jetë temperatura, aq më pak oreksi.

Pra, duket e qartë se nëse jetojmë në vende me ajër të kondicionuar, do të hamë më shumë dhe do të shëndoshemi.