Uji i disa lumenjëve në Kosovë ka rezultuar i ndotur, tregojnë analizat

Mostrat e marra nga lumenjtë e Kosovës kanë treguar se uji ka rezultuar i cilësisë së ndotur, sipas direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësor.

Në kuadër të inciativës “Clean Water Crisis”, 10 mostra në katër lumenj të Kosovës ishin marrë javën e kaluar nga Instituti Hidrometerlogjik i Kosovës për t’u testuar.

1 mostër nga Sitnica, 2 nga Llapi, 3 nga Lepenci dhe 4 nga Drenica ishin marrë për të krahasuar rezultatet e nivelit të ndotjes përgjatë shtrirjes së lumit.

Më pas, ekspertët e fushës kanë analizuar më thellësisht përbërjet fizike dhe kimike të ujit duke publikuar rezultatet të shtunën.

Ndotja e lumin Llap ka treguar shifrat e shpenzimit kimik i cili ka rezultuar 12 në burim dhe 170 në dalje të Podujevës.

Niveli i temperaturës, nitriteve, nitrateve, azotit, klorureve, fenoleve, amoniakut shpjegojnë edhe më hollësishëm këtë ndotje duke shkaktuar zhdukjen e biodiversitetit ujor përgjatë shtratit të lumit.

Megjithëse nga rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Lepenc, është treguar se në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi ka rënë përgjatë shtratit të lumit.

Parametrat janë si më poshtë.

Kolonat me me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe tregojnë për vlerat e larta të ndotjes tek parametrat e ndryshëm ndërsa e kuqja, tregon shkallen më të lartë të ndotjes.

Turbullira, Temperatura e Ujit, Fosfori Total, Amoniaku dhe Fenolet janë disa prej vlerave më rrezikshmëri të lartë.

Të gjitha vlerat e lartëcekura vijnë si pasojë e ndotjes nga ujërat e zeza dhe aktivitetit njerëzor.