Dje u zyrtarizua transferimi i Vedat Muriqit në Mallorca.
Ekipi spanjoll nënshkroi kontratë pesë vjeçare me sulmuesin kosovar, për të cilin pagoi 9.5 milionë euro.
Ndërkohë, Muriqi do të qëndrojë në një hotel në Mallorca, derisa ta gjejë një shtëpi.
Ndërkohë, hoteli ku do të qëndrojë 28-vjeçari e ka bërë një pritje interesante për të.
“Mirë se u kthyet në ishullin tuaj. Paç qëndrim të mirë. Përshëndetje nga i gjithë ekipi”, ishte shkrimi të cilit iu bashkangjitën edhe logoja e klubit spanjoll, flamuri i piratëve dhe ai i Kosovës.
🏴☠️ Así reciben a @MuriqiVedat en un hotel donde se hospedará hasta encontrar casa en Mallorca. pic.twitter.com/muatdEvRpr
— Juanmi Sánchez (@JUANMISB97) July 23, 2022